Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Jam ministri më konservator i Financave”

22:58 / February 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 21 at 21.49.56 1 768x623 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, se ai ka qenë ministri më konservator dhe gardiani më i mirë i buxhetit. Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku theksoi se Ahmetaj ka përgjegjësi për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

PJESE NGA DËSHMIA

Ahmetaj: Përderisa më pyetet, duhet të prisni përgjigjen time, në njohurinë time ju jeni financiere. Kur ju thoni; nuk ka rëndësi ça është, unë do më duhet ta sqaroj. ‘Jo’ nuk është mbështetje buxhetore. Zonja Tabaku kur nuk është mbështetje buxhetore, por është had-hoc i mbartur prej vitesh…ju kam pritur me kënaqësi dhe dëshirë 10 orë. Po! Nuk ka nevojë të jetë brenda PBA, pasi transferta është had-hoc, pasi vendos qeveria të japë tranfertë, pasi e vendos ministria e Financave. Kjo është teknika alfa e buxhetit. nëse ti jep transferta, dhe vjen e kërkon qeveria për bashkinë; do transfertë. Po. Do i japim, Kërkon 10? Jo si japim 3 se aq kemi. Mbështetja buxhetore është detyrim ligjor, por transferta është tjetër gjë. Nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore, por transferta është vullnet politik i qeverisë. Vendos qeveria që të mbështesë bashkinë për plehrat.

Tabaku: E mban ti përgjegjësinë për këtë kosto financiare, Pak rëndësi ka është transfertë apo mbështetje buxhetore. Duhet ta llogarisje ti. Pas 5 shkresave të ndryshme, vazhdon dhe i kërkon Kokës; A është llogaritur kjo kosto? Kur se ke pasur përgjegjësi, ke insistuar me 6 shkresa? S’ka biznes-plan, s’ka studim risku, se dimë nëse është i aftë biznesi për të zbatuar këtë kontratë. këto janë çështje që i keni ngritur ju.
Ahmetaj: Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit.

Tabaku: Në të gjitha shkresat tuaja ju ngrini shqetësimin për qarkun Tiranë. Erdhën ndonjëherë këto miratimet e qarkut Tiranë që ju e kaluat këtë projekt?
Ahmetaj: Borxhi ka ardhur duke ulur, pasi këtë bën gardiani, ul borxhin. Ndaj i vë një tavan. Gardiani ka shpikur pragun bashkë me FMN. Po ta shohësh borxhin në të trija vitet, ka ardhur duke rënë. MF ka bërë detyrën e vetë, s’ka mbështetje buxhetore, ka transfertë. Mbështetje buxhetore për koncensionin e Tiranës nuk ka, por ka transfertë. Sa herë kërkon pushtetit vendor, dhe qeveria ka mundësi që ta ndihmojë, duhet ta mbështesë! Unë kam iniciuar ndryshimin e ligjit në fund të 2018 që të ruheshin risqet dhe qarku ka funksionuar si njësi vendore të pavarura. Tirana apo dhe rrethet e tjera po ashtu.

arbenahmetaj financat komisioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, KE: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit

19:21 / February 9, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Nesër afati i fundit për rikthim të PD te reforma territoriale, Berisha mbledhje grupi në të njëjtën orë me komisionin!

16:44 / February 1, 2026

Bojkoti nga opozita i komisionit të Reformës Territoriale, PS kërkesë Kuvendit: Të hiqen pariteti dhe e drejta e vetos, nuk kemi kohë për të humbur

12:04 / January 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.