Presidenti Joe Biden tha të enjten se ai ka rezultuar pozitiv për Covid-19, por do të vazhdojë të punojë ndërsa është në izolim në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht simptomave të tij të lehta.
Në një video të postuar në Twitter, Biden u tha amerikanëve se ai “po shkon mirë” dhe se simptomat e tij vazhdojnë të jenë të buta.
“Mendoj se keni dëgjuar, këtë mëngjes dola pozitiv për Covid. Por unë jam vaksinuar me dy doza dhe dy buste. Simptomat janë të lehta dhe unë e vlerësoj shumë shqetësimin dhe interesin tuaj. Por unë jam duke bërë mirë, duke bërë shumë punë. Do të vazhdojmë ta realizojmë dhe ndërkohë, faleminderit për shqetësimin tuaj dhe ruani besimin. Do të jetë në rregull”, tha Biden në videon 20 sekonda nga ballkoni i Trumanit.
Para videos ai postoi një foto nga një zyrë në Shtëpinë e Bardhë ku shihet i qeshur, me kostum dhe këmishë por pa kravatë. Mjeku i tij tha më herët se presidenti amerikan ka vetëm simptoma të lehta, duke përfshirë sekrecione të hundës, lodhje dhe kollë të thatë.
Kjo është hera e parë që Biden ka rezultuar pozitiv për Covid-19, dhe për herë të fundit ai doli negativ të martën, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.