58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau kunatën e tij Alma Qevani duke e goditur disa herë me sëpatë, në seancën e sotme gjyqësore deklaroi se e kreu krimin në gjaknxehtësi e sipër.
“Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet të ketë thënë Tashi.
Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin.
44-vjeçarja u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal. Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.