Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Jam profet i mirë”/ De Biasi zbulon bisedën me Dukën, italianin e tërheq Kosova

09:14 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6517
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Bëra rrugëtimin që duhej me këtë skuadër. Duke bërë vlerësimet e rastit, mendoj se kam arritur maksimumin, gjëra të jashtëzakonshme në nivelin e rezultateve”. Me këto fjalë Gianni De Biasi, mbyll aventurën e tij pas tre vitesh në krye të Azerbajxhanit. Ish trajneri i Kombëtares kuqezi, nuk ka ndërmend të ndalet, por të vlerësojë me qetësi ofertat që do të vijnë, ideja e tij është të vijojë me ekipet përfaqësuese. Së fundmi, pas shkarkimit të Primoz Gliha, emri i De Biasit lakohet si trajneri i mundshëm i Kosovës, kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me “dardanët”, ndërsa më herët ka pranuar publikisht se emri i Kosovës e josh jo pak:

“Zjarri brenda meje nuk është shuar ende. Tani presim Krishtlindjet, ndërsa në 2024 do të ketë opsione që më duhet t’i marrë në konsideratë, unë jam i disponueshëm dhe do t’i vlerësojë, u shpreh De Biasi në lidhje më të ardhmen e tij, duke u ndalur më pas te kualifikimi i Italisë, sa shanse kanë “azzurrët” në Euro2024?:

“Vështirë të them, e sigurt është se nuk kemi skuadrën më të fortë në botë. Më pëlqyen deklaratat e lojtarëve të cilët theksuan se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur titullin, por duhet punuar shumë, mbi të gjitha për të gjetur rrugën e golit. Pa shënuar je në rrezik deri në sekondat e fundit, ashtu siç ndodhi në ndeshjen me Ukrainën”, u shpreh De Biasi, ku nuk mungoi as pyetja në lidhje me kualifikimin e Shqipërisë:

“I pata thënë presidentit Duka, pas hedhjes së shorit, që me siguri do të kualifikoheshin si të parët ose si të dytët në grup, mendoj se jam një profet i mirë. Është një skuadër e fortë, me lojtarë interesantë, me 6-7 lojtarë që luajnë në Serie A, të tjerët në Evropë, është një skuadër me vlera teknike interesante”, theksoi ndër të tjera Gianni De Biasi në një intervistë për TuttomercatoWeb.

De Biasi Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.