Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës është paraqitur këtë të enjte në SPAK, ku po merret në pyetje në lidhje me hetimin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Teksa foli për mediat, ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.
“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si iu kthye prona 100 familjeve. Pronarët duhet të paguajnë objektet e shkatërruara, edhe për uzurpatorët, ndërkohë Bolino vjedh shkollat e kalamajve. Toka është shpronësuar nga Jakemane, tualeti i PS e Jakomonin e njeh për Jakomane. Kam marrë një festë pas tre vitesh e dy muaj, vendosa ta respektoj.
Është nisur nga kallëzimi i rremë i Taulant Ballës, dhe është vërtetuar se toka ishte e pronarëve të Tiranës, nuk ishte shpronësuar, klubi Partizani nuk iu kthyer Jamarbër Malltezit, por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje nuk ka dëm dhe po bëjnë hetime ku nuk ka dëm.
Rezulton se Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe Edi Rama ka bërë shkelje. Kam ardhur në SPAK t’u përgjigjem pyetjeve. Po burgosin njerëz me shfaqje, kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha Malltezi.