James Cleverly pritet që të jetë Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Sulla Braverman u shkarkua.
Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës. Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak.
Përpara se të merrte rolin e tij të ri, Cleverly ishte Sekretar Arsimi për tre muaj, nga korriku 2022 deri në shtator 2022 në ditët e fundit të Boris Johnson.