Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me kandidatët socialistë për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit ku theksoi se atë ditë do të “ngrodhë” politika e pengmarrjes. Duke përsëritur herë pas herë se “janë boll 30 vjet”, Rama tha se kundërshtarët e tij zgjodhën rrugën e disfatës.
Mjaft i ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama ndaj ish liderit demokrat Sali Berisha. Kur ishte President tha ai, çoi vendin në luftë civile, kur ishte në opozitë (referuar ngjarjeve të shtatorit të 1998) donte të vriste kryeministrin e kur u bë kryeministër vrau protestues, e sot tha ai kërkon të djegë Shqipërinë.
Rama tha se kandidatët duhet të intensifikojnë kontaktet me çdo njeri në këtë fushatë, pasi nuk flitet vetëm për fitoren, por me komunikimin me njerëzit.
“30 qershori do i vendosë kufirin çdo politikani dhe grupi politik që në emër të popullit të flasë e të protestojë sa të dojë, po popullin as nuk mund ta imponojë e ta marr peng me kapsolla e bomba e bllokim rrugësh për të ndryshuar me dhunë qeverinë e zgjedhur prej tij përmes bojkotit të tyre dhe dhunës mbi to”, theksoi Rama.
Ndërkohë që tensioni politik është rritur pasi përfaqësuesit eopozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje, duke kërkuar një qeveri tranzitore që ti përgatisë ato, por Rama është i vendosur që ato do të mbahen më 30 qershor.
Kujtojmë se në gjysmën e bashkive kandidatët socialistë janë pa rivale, ndërsa në disa të tjera kanë përballë kandidatë të Bindjes Demokratike apo dhe të pavarur.