Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Janë më keq se në ’98”, Ish-zyrtari i PD: Berisha radikalizon situatën për të fshehur problemet brenda partisë

16:19 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edvin Kulluri mendon se Sali Berisha tenton të radikalizojë situatën politike në vend për të fshehur problemet e vërteta, që “gëlojnë” brenda Partisë Demokratike. Duke folur në ABCNEWS, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së theksoi se opozita shqiptare ka shumë pak mbështetje tek qytetarët dhe kjo shifër shtoi ai shkon afërisht në 26 %. Kjo tendencë sipas tij nuk e bën PD-në një forcë kryesore politike në vend.
Më tej ai theksoi se edhe Lulzim Basha ka bërë mbi dhjetë “revolucione” [referuar protestave kombëtare], por sërish nuk ia doli të vinte në pushtet. Për Kullurin, Partia Demokratike sot gjendet më keq se në vitin 1998 pasi rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje.
“Berisha radikalizon situatën politike, për të fshehur problemet e vërteta të PD. Nuk ka revolucion me 26 %. Je larg të qenit shumice, shumicë bëhesh me 51%. Rrëmujë mund të bëjnë, por nuk prish balancat mazhorancë-opozitë. Duhet të ishin më të duruar. Sa revolucioni janë bërë sot? Lulzim Basha ka bërë mbi 10 revolucione. Ku është tani? Askund. PD është rritur kur është moderuar, jo kur është radikalizuar. Tani PD është më keq se në ’98. PD sot nuk regjistrohet dot në zgjedhje”, tha ai.
Sa i takon protestës së thirrur me 11 shkurt, Kulluri theksoi se shumica e deputetëve shkojnë nga halli pasi nuk duan të lënë “shije” të hidhur tek militantët e Partisë Demokratike. Ai e cilësoi “farsë” procesin e primareve në PD.
“Pjesa më e madhe e deputetëve shkojnë prej halli. Ky është falsiteti në sy të militantëve. Shkojnë nga halli. PD i mungon koherenca. Votat nuk vijnë nga protestat. Berisha nuk mbajti fjalën për garë të hapur në parti. Inkoherenca e parë ka qenë se nuk ka pasur primare në PD”, shtoi ai.

Kulluri tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.