Kohët e fundit mediat rozë kanë folur për një ndarje mes Çiljeta Xhilagës dhe portierit të Partizanit Alban Hoxha.
Thashethemet kanë qenë të shumta dhe thuasje ishte e bërë e sigurt ndarja e tyre. Por, një foto tregon që çifti jo vetëm nuk është ndarë, por përjeton momente qetësie së bashku.
Siç raporton “Panorama Plus”, ata janë fotografuar në një prej bareve të Tiranës, duke shijuar kohën e tyre të lirë. Është një nga daljet e tyre të pakta publike, të cilat tashmë i kanë dhënë fund çdo thashethemi.