Nora Istrefi dhe Robert Berisha muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre bashkëshortore, ku ndarjen e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi në Instagram.
Por edhe pas ndarjes Roberti vazhdon të pëlqej imazhet e publikuar nga ish-bashkëshortja.
Nora Istrefi së fundmi ndau një foto në profilin e saj në Instagram nga një ‘event’ ku ishte shfaqur mjaft elegante me një fustan të shkurtër dhe një stil të veçantë flokësh, dhe kjo nuk i shpëtoi pa një ‘like’ nga Roberti.