Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në vend.
Sipas Kullurit një grup i njohur politikanësh aktivë kanë filluar negociatat për bisedime me partitë aleatë të PD për të shkuar drejt një koalicioni.
Gjithashtu ai tha se në dijeni të kësaj lëvizje janë edhe emra të rëndësishëm të larguar nga Partia Demokratike si Astrit Patozi apo Jozefina Topalli.
Kulluri tha:
“Nëse ky koalicion do ishte bashkë me PD, Basha do ishte i mirëseardhur që ta kuptonte e të jepte kontributin e tij në bashkimin e së djathtës.
Për të ardhur e djathta në pushtet duhet të bashkohen votat në kutinë e votimtit.
Për ne ka rëndësi që kapacitete njerëzore të shkojnë në kutinë e votimit”.