Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Janë substanca narkotike të rënda, por dikur ishin të ligjshme

18:18 / November 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


A duhet të liberalizohet përdorimi i drogës është një debat i hapur prej vitesh por situata nuk ka qenë kështu gjithnjë. Dikur, shumë substanca narkotike që sot janë të ndaluara me ligj përdoreshin lirshëm. Madje, kokaina gjendej edhe në pijen e famshme Coca-Cola, ndërsa disa substanca të tjera përdoreshin si ilaçe.

  • droga 1
    1. MDMA – E njohur si një ekstazi që konsumohej në festa të ndryshme, MDMA filloj të përdorej në vitin 1913. Pavarësisht se shpesh përmendet si një pilulë dietike, MDMA filloi të përdorej si një përbërës ndihmues për sintetizimin e një ilaçi krejtësisht mjekësor, i cili përdorej për të ndaluar gjakderdhjen. Falë hulumtimeve të kimistit Alexander Shlugin, ilaçi filloi të ripërdorej në vitet 1970, pavarësisht se nuk ishte aprovuar nga FDA, e cila në vitin 1985 e ndaloi totalisht këtë ilaç, duke deklaruar se nuk mund të përdorej nga çdokush si një trajtim mjekësor.
  • droga 2
    2. Heroinë – Besojeni ose jo, heroina dikur mendohej si një zëvendësues i morfinës. Sintetizuar për herë të parë në vitin 1874 nga një kimist në Londër, doli se heroina ishte një variacion kristalor i morfinës dhe u njoh për herë të parë si diacetilmorfina. Në vitin 1898 ndërmarrja farmaceutike “Bayer” demonstroi aftësinë e heroinës për të lehtësuar dhimbjet dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Rezultate ishin mjaft të mira dhe fillohej të prodhohej e shitej në treg duke u përdorur nga të gjithë pacientët, të moshuar me tuberkulozë e deri tek fëmijët me azmë. Pas disa vitesh në treg, cilësitë varëse u bënë të qarta dhe kështu kompania ndaloi prodhimin dhe në vitin 1920 heroina u ndalua plotësisht.
  • droga 3
    3. Kokaina – Legjenda urbane është e vërtetë: Kokaina ishte pjesë e recetës origjinale për Coca-Colan, kur farmacisti John Pemberton e krijoi atë në vitin 1885. Në atë kohë, kokaina ishte e ligjshme dhe përdorej për një larmi ilaçesh për dhimbje të dhëmbit, dhimbje të fytit dhe dhimbje të tjera. Duke përtypur gjethe të kolës, me në përbërje kokainë, ishte mjaft popullore në Incas qindra vjet më parë. Në vitin 1903,farmacisti e hoqi nga receta e tij dhe ajo u ndalua plotësisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1922.
  • droga 5
    4. Kloroform – Kloroforma, kimikati magjik që dhjetëra zuzarë të filmave kanë përdorur për të të lehtësuar dhimbjet, të ftohtin dhe kollën, por nuk funksionon aspak kështu! Kloroform u zbulua në të vërtetë nga tre njerëz krejtësisht të huaj për njëri-tjetrin, njëri në Gjermani, njëri në Francë e tjetri në Shtetet e Bashkuara. Samuel Guthrie nga ShBA zbuloi kloroformën duke kombinuar uiski,gëlqere dhe limon, e gjithë kjo nga përpjekjet e tij për të bërë një pesticid. Në vitin 1847, mjeku skocez, Sir James mendoi se klorofoma mund të përdorej si një ilaç mjekësor. Ai zbuloi se duke hedhur kloroform mbi një sfungjer dhe duke marrë frymë mbi avujt që do të lëshonte, një person do të binte direkt në tokë. Ilaçi provoi të ishte një alternativë popullore dhe u përdor si një anestezik për më shumë se 100 vjet, por sidoqoftë ekzistonte rreziku i arrestit kardiak.
  • droga 6
    5. Quaaludes – Një kurë e përdorur për persona të cilët nuk dëshirojnë të flenë gjumë, u ripopullua vitet e fundit falë filmit “Ujku i Wall Street”, me të cilën Leonardo DiCaprio “stërvitej”. Por para se të bëhej fjalë përdorimi i tij se një ilaç pagjumësie, ishte një kurë e dështuar e malaries. Përbërësin i saj kryesor, metakaloni, një studiues indian e bëri pjesë e ilaçit kurues kundër sëmundjes së mushkonjave. Quaaludes për herë të parë u përdor nga kompania farmaceutike “Rorer”, që me përbërësin e saj aktiv u shndërrua si një qetësues, relaksues i muskujve, ilaç kundra kollës së fortë dhe anestezik.

Droga renda tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.