Për një shije më të kripur, por pa shtesë të kripës në organizëm. Është ky qëllimi i shpikjes më të fundit të japonezëve të cilët janë dhe adhuruesit më të mëdhenj të ushqimeve të kripura, lidhur kjo me përdorimin e shumtë të salcave në cdo gatim.
Se fundmi, shkopinjtë karakteristikë do të kthehen në shkop magjikë për të gjithë ata që nuk ngopen kurrë me kripë. Kjo falë një studimi më të ri që pritet të prodhojë së shpejti në masë shkopinj që krijojnë artificialisht shijen e kripës, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e natriumit në disa nga pjatat më të njohura të kuzhinës tradicionale japoneze.
Shkopinjtë funksionojnë duke përdorur stimulim elektrik dhe një minikompjuter të veshur në rripin e dorës së ngrënësit. Sipas Homei Miyashita, profesor në Universitetin Meiji në Tokio, laboratori i të cilit bashkëpunoi me prodhuesin e ushqimit dhe pijeve Kirin për të zhvilluar pajisjen, ajo krijon mjaftueshëm ndjesinë e kripës në organizëm.
Ekipi që bashkëpunoi për këtë studim të rëndësishëm ka deklaruar se shpreson që shkopinjtë të jenë të disponueshëm për konsumatorët vitin e ardhshëm. Këto shkopinj pritet të kenë kërkesë të madhe nga konsumatorët në Japoni, pasi dieta tradicionale priret të jetë e pasur me kripë për shkak të përdorimit të përbërësve të tillë si miso dhe salca e sojës.