Temperaturat do të rriten këtë javë duke nisur që nga e marta, sipas meteorologëve. Java e fundit e qershorit pritet të jetë më e ngrohtë, ndërsa fundjava pritet të jetë me diell.
“Nga e marta do të ketë rritje e temperaturave. Do të jemi rritje graduale sa iu takon temperaturave. Fundjava do të jetë mot i mirë. Dita e shtunë dhe e diel do të na sjellë më shumë kthjellime në territor”, thuhet në parashikimin e kësaj jave të motit.
Ndërsa, parashikohet që korriku të jetë muaji më i nxehtë i këtij viti.
“Korriku do të jetë kryesisht mot i kthjellët, pasi edhe ditët e para do të jenë me diell. Parashikohet që të jetë muaji më i nxehtë i vitit. Do të kemi temperatura të larta edhe në gusht e shtator sesa temperaturat normale për këtë periudhë viti”, parashikon Meteoalb motin në vazhdim.