Nënkryetari i PD së Rithemelimit, deputeti Gazment Bardhi këtë të hënë në seancën plenare në Kuvend u përfshi në një debat me Elisa Spiropalin.
“Pikërisht sepse ne jo thjeshtë mendojmë, por dhe veprojmë si europianë, nuk bëjmë teatër dhe nuk e luftojmë korrupsionin me pushkë uji. Meqenëse se më pyete kush jam, jam Gazmend Bardhi, djali i Durimit dhe Vjollcës, e di që do doje të ishe vajza e babait të Surrelit por nuk je.
Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, e Arbën Nokës, e Bajrave të Shkollës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e mirel Mërtirit dhe Pëllumvb Gjokës. Gjeje përgjigjen se kush je se unë e di përgjigjen për të gjitha këto”-u shpreh Gazment Bardhit.