Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku katër persona u arrestuan nga policia, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur dhe më pas kishin filmuar aktin. Në qendër të historisë është 65-vjeçari me inicilae A.D., i cili filmoi aktin fillmisht dhe më pas ua shpërndau tre të arrestuarve të tjerë, që bënë të njëjtën gjë.
Sipas “News24”, 65-vjeçari jetonte në të njëjtën lagje me adoleshenten dhe e përndiqte për një kohë të gjatë. Mësohet se ai i kishte thënë 15-vjeçares, se do të shkruante në muret e lagjes fjalë ofenduese për të, në rast se nuk kryente marrëdhënie seksuale.
“Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës.
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 65-vjeçar me iniciale A.D., i cili kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare, si dhe e filmoi aktin. Materialin filmik ia kishte shpërndarë edhe tre personave të tjerë, të cilët janë arrestuar gjithashtu. Këta të fundit, po nëpërmjet shantazhit, kanë kryer gjithashtu marrëdhënie seksuale me të miturën. Po ashtu ata kanë filmuar aktin me qëllim për ta shpërndarë sërish videon.