‘Jelekët e verdhë’ e Fracës vazhdojnë të protestojnë kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron, të cilat i cilësojnë të papërballueshme.
Pas arrestimit të udhëheqësve kryesorë të protestuesve, jelekverdhët dolën sërish të shtunën në protestë.
Ata u oganizuan në disa qytete të Francës dhe jo vetëm në Paris. Udhëheqësi i protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet, u ndalua të mërkurën me pretendimin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.