Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”, ndërsa deklaroi se “jemi në luftë dhe do të fitojmë”.
Zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si detin e ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit.