Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

”Jemi të karikuar për ndeshjen me Andorrën”, flet Mitaj: Objektivi është të shkojmë në play-off

16:37 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mario mitaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.

”Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”,-u shpreh Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.

”Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”,-shtoi ai. Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.

Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren. ”Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren”. Mbrojtësi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme. ”Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”.

Andorra kombëtarja Mario Mitaj play-off
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.