Kryeministri Edi Rama duke folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste tha se janë miratuar të 61 kandidaturat dhe të deleguarit do të shpallin nesër ato në qarqe.
I pyetur për bashkitë e Peqinit dhe Hasit, për të cilat ende nuk ka emra zyrtar, Rama tha se edhe ato janë zyrtarizuar por bëhet fjalë vetëm për disa detaje të vogla. Më pas tha Rama do të fillojmë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
I çuditur që gazetarët nuk kishin më pyetje nuk mungoi as batuta nga kryeministri: Jeni bërë shumë të mirë dhe unë do bëhem shumë i mirë me ju.
Lexo edhe- EMRAT/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, kush janë 61 kandidatët për kryetar bashkie
