Jennifer Aniston ka qenë së fundmi e ftuar në një prej episodeve të emisionit të Ellen DeGeneres. E pyetur nga drejtuesja e emisionit nëse i pëlqen të pozojë e zhveshur, Aniston ka rrëfyer se e adhuron këtë gjë dhe se nuk ka asnjë arsye për të pasur turp. Duke qeshur Ellen i ka kërkuar ta bëjë këtë gjë në emision, ndërsa aktorja i është përgjigjur se do ta bëjë këtë veprim vetëm nëse e bëjnë së bashku.
Kujtojmë se Jennifer Aniston ka pozuar shumë herë ‘topless’ përgjatë viteve të ndryshme të karrierës së saj. Ajo ka zbuluar se një nga arsyet se pse e ka bërë këtë gjë është sepse ndihet mirë dhe se të gjithë janë të bukur dhe duhen pranuar për atë që janë, pavarësisht moshës.
Nuk duhet të harrojmë se 50-vjeçarja është një nga figurat më të rëndësishme kinematografike në ‘Hollyëood’, e cila ka luajtur në një sërë produksionesh të suksesshme të cilat vazhdojnë të shihen edhe sot me po të njëjtin kuriozitet si ditën e parë kur kanë dalë.