Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck, duket se po e shijojnë në maksimum rifillimin e romancës së tyre.
Ata kanë festuar 52-vjetorin e yllit të muzikës në një jaht luksoz rrethuar nga brigjet e Saint Tropez.
Ata janë kapur nga paparazët në momente intime, në jahtin e tyre me vlerë 130 milionë dollarëshe.
48-vjeçari shihet teksa lyen me vaj pjesët e trupit të partneres së tij, ndërsa këngëtarja, qëndron e qetë e shtirë e duke shijuar rrezet e diellit.
Pushime të shtrenjta këto për dyshen, por askush prej tyre nuk duket se e kanë problem shumën. Ben, thuhet se ka një pasuri prej 150 milionë dollarësh ndërsa JLo rreth 400 milionë dollarë.