Jennifer Lopez di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se ajo i kushton rëndësi kurimit në çdo detaj. Megjithatë JLo duket bukur edhe kur është e zhveshur nga çdo lloj veshje apo bizhuterie luksoze, apo kur nuk ka pikë ‘make up-i’ në fytyrë. Së fundmi aktorja 50-vjeçare ka publikuar në ‘Instagram’ një ‘selfie’, në të cilën shihej pa grim përkrah binjakëve Emme dhe Max. “Shtëpi e ëmbla shtëpi. E ulur këtu me arrat e kokosit të miat dhe ndihem mirënjohëse. Faleminderit ‘La film critics Association’!”, ka shkruar Jennifer përkrah fotos me fëmijët.
Pavarësisht se aktorja nuk kishte ‘make up’ në fytyrë ajo dukej po njësoj e bukur dhe për këtë fakt është komplimentuar nga fansat e saj. Së fundmi aktorja është nominuar për çmimin ‘Performanca më e mirë nga një aktore për rolin mbështetës’ në ‘Golden Globes’ për rolin e saj ‘Ramona’ në filmin ‘Hustlers’.