Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Jep dorëheqjen CEO i Toyota-s, Koji Sato

08:30 / February 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7534
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, njoftoi të premten se drejtori ekzekutiv Koji Sato do të japë dorëheqjen pas vetëm tre vitesh në krye të kompanisë, për t’u zëvendësuar nga drejtori financiar Kenta Kon.

Ky ndryshim në menaxhim, ku Sato do të marrë rolin e nënkryetarit dhe drejtorit kryesor për industrinë, vjen ndërsa kompania është nën presion për blerjen e planifikuar të filialit Toyota Industries, një marrëveshje që investitorët minoritarë kanë kritikuar si jo transparente dhe me çmim të ulët.

Ndryshimi i menaxhimit nuk pritej. Toyota e bëri njoftimin paralel me publikimin e fitimeve të tremujorit të tretë, ku rriti parashikimin për fitimin vjetor me gati 12%, ndihmuar nga dobësimi i jenit dhe masat e kursimit të kostove.

Sato do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të premte lidhur me këto ndyshime.

Reuters shkruan se në rolet e reja, Kon do të fokusohet në menaxhimin e brendshëm të kompanisë, ndërsa Sato do të merret me industrinë më gjerë, tha kompania në një deklaratë. Ndryshimi synon të përshpejtojë marrjen e vendimeve në përgjigje të tronditjeve të mëdha që po përfshijnë industrinë, tha prodhuesi i automjeteve.

“Duket sikur ka një ndryshim regjimi brenda Toyota-s,” tha James Hong, kreu i kërkimeve mbi mobilitetin në Macquarie. Ai shtoi se ndërsa produkti ka qenë gjithmonë prioriteti kryesor për Toyota, tani do të ketë shumë më tepër vendime për t’u marrë rreth bizneseve jo-automobilistike.

Sato mori drejtimin e kompanisë nga Akio Toyoda, nipi i themeluesit, në prill të vitit 2023, në një kohë kur Toyota ishte nën presion të madh për qasjen e ngadaltë ndaj automjeteve elektrike me bateri.

Basti i kundërt i kompanisë mbi hibridet benzinë-elektrik ka rezultuar i mençur dhe ka ndihmuar në mbështetjen e viteve me shitje rekord, përfshirë vitin e kaluar kur Toyota ruajti titullin si shitësi më i madh në botë.

Gjatë mandatit të Sato-s, aksionet e Toyota-s u rritën me 111%, përfshirë dividentët, duke tejkaluar dyfishimin e indeksit Nikkei në të njëjtën periudhë.
Megjithatë, Toyota humbi edhe një pjesë të tregut gjatë asaj kohe ndaj rivalëve më të shpejtë kinezë si BYD në rajone si Azia Juglindore. Kompania është përballur gjithashtu me kritika mbi qeverisjen, së fundmi rreth blerjes së Toyota Industries. Kon shihet si “truri” pas kësaj blerjeje.

“Kon, mendoj se ka më shumë përvojë në trajtimin e çështjeve financiare të kompanisë sesa Sato-san, i cili në thelb vinte nga ana e zhvillimit të produktit,”shtoi Hong.

CEO dorëhiqet Koji sato toyota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.