Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Jep dorëheqjen karikaturistja e famshme e The Washington Post

19:30 / January 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ann
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një karikaturiste fituese e çmimit Pulitzer ka dhënë dorëheqjen nga The Washington Post pasi gazeta refuzoi të botonte një karikaturë satirike të pronarit të saj miliarder, Jeff Bezos.

Ann Telnaes, krijoi një karikaturë të Bezos dhe miliarderëve të tjerë amerikanë të gjunjëzuar para një statuje të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Ajo tha se refuzimi i gazetës për ta publikuar atë është rrezik për shtypin e lirë në Amerikë.

Në karikaturë, Bezos, themeluesi i Meta-s Mark Zuckerberg dhe Sam Altman i OpenAI-t janë në gjunjë duke i dhënë çanta me para një statuje të Trump.

Telnaes njoftoi dorëheqjen e saj në një postim në media sociale, duke thënë se ajo kishte punuar për gazetën që nga viti 2008.

“Në gjithë këtë kohë nuk më është refuzuar kurrë asnjë karikaturë për shkak të personazhit apo ngjarjes që kam zgjedhur të vizatoj. Karikatura që nuk u publikua kritikon miliarderët drejtues të teknologjisë dhe mediave, të cilët kanë bërë çmos për të fituar simpatinë e Presidentit të zgjedhur Trump”, shkroi Telnaes.

Ndërkohë David Shipley, redaktori i faqes editoriale të gazetës, tha se ai vendosi të mos e publikonte karikaturën për të shmangur përsëritjen, jo sepse tallte pronarin e saj, Jeff Bezos.

“Unë e respektoj Ann Telnaes dhe gjithçka që ajo i ka dhënë The Post. Por nuk pajtohem me interpretimin e saj të ngjarjeve. Vendimi erdhi nga fakti se sapo kishim botuar një rubrikë karikaturash me të njëjtën temë dhe jo sepse karikatura tallte pronarin e gazetës”, tha redaktori i gazetës për BBC.

ann telnaes doreheqje karikaturistja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.