Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Jep dorëheqjen Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë: I hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike

17:10 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ioo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë, Petrit Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai sqaron se ky vendim lidhet me arsye personale, ndërsa thekson se është i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, apo individ që e bind për të ardhmen jo vetëm të tijën por edhe të shoqërisë.

Postimi i plotë

Përshendetje !

Dua të ndaj me miqtë e mi një vendim personal që kam marr në aspektin politik. Duke u konsultuar mirë, së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që më duan, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Lirisë Dega Lezhë dhe çdo pozicion politik që lidhet me PL-në. Kjo vjen më shumë si arsye personale e imja.

Shumë respekt për mbështetësit e mi, për bashkëpunëtorët e mi në bazë dhe në qender, për drejtuesit politik të PL-së dhe ish LSI-së në qendër. Respekt për ta. Mbase nuk është momenti i duhur që unë të largohem, por PL është e hapur dhe mund të vijnë të tjerë më të devotshëm dhe më organizatorë se sa unë dhe mbase nuk është faji i tyre që largohem unë, por kështu e shikoj të arësyeshme të bëj. Nga ky moment unë ndihem i lirë në hesapet e mia, pa asnjë lloj detyrimi politik për askënd, dhe njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që më bind për të ardhmen jo vetem timen por dhe të shoqërisë, qoftë dhe me një votë të thjeshtë që mund të kem unë. Kërkoj mirëkuptim dhe për ata që mund të më paragjykojnë. Jam munduar të jap maksimumin tim në çdo detyrë apo pozicion politik që më kanë besuar apo vlerësuar, pa u shitur, blerë, apo marrëveshje mbas krahëve….

Dhe njëherë: Mirënjohje për çdo person që më ka vlerësuar gjithë këto vite dhe do jem në mbështetje tuaj kudo që të jem. Mirënjohje për rrethin familjar timin, prindërit e mi, vëllezër e motra, nipa dhe mbesa, kushërinjtë, rrethin shoqëror e miqësor të familjes time, bashkëshorten time Fluturën që më ka qëndruar pranë dhe me kujdes gjithmonë. Kam besim se do më mbështesin edhe në vazhdim, pasi mendoj se kemi përsëri për të dhënë në politikë dhe shoqëri, gjithnjë duke u konsultuar me ta.

Respekte!

doreheqje Lezhe partia e lirise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.