Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Jepni menjëherë dorëheqjen”, Gazment Bardhi dhe nënkryetarët e PD-së i kthejnë përgjigje Sali Berishës: Nuk e shkelim statutin për interesin tënd

20:55 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kanë bërë një reagim ndaj deklaratave të bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në deklaratë  Grida Duma, Alfreda Rushaj, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku si dhe Bardhi sjellin në vëmendje se Berisha “ka nisur një fushatë sulmesh ndaj nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

REAGIM I PËRBASHKËT I NËNKRYETARËVE DHE SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE

Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë.

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre.

Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër.

bardhi nenkryetaret pergjigje statutin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.