Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Jet Ski pësoi defekt, dy adoleshentët ngelën natën në mes të detit. Shpëtohen nga policia

09:48 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 94
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë Kufitare iu shpëton jetën 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjeti i tyre lundrues Jet Ski, pësoi defekt në mes të detit, mbrëmjen e djeshme. Pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar rreth 5 milje larg, njërin nga shtetasit, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim se dy shtetas që ishin futur në det, me një mjet lundrues Jet Ski, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, nuk ishin kthyer në breg dhe kishin humbur kontaket me familjarët e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë kontrollet, me mjetet lundruese të Policisë Kufitare. Pas gjysmë ore kërkimi, është lokalizuar në det, rreth 5 milje larg nga bregu, 17-vjeçari (pasagjer i mjetit lundrues), i cili po tentonte të dilte në breg, me not, për të kërkuar ndihmë, pasi mjeti lundrues Jet Ski me të cilin po lundronte bashkë me shokun e tij, kishte pësuar defekt. Menjëherë, shërbimet e Policisë e kanë marrë 17-vjeçarin në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Më pas, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar në det, 18-vjeçarin që kishte mbetur në det sepse mjeti lundrues Jet Ski që po drejtonte kishte pësuar defekt dhe rrezikonte të fundosej. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin e tyre lundrues, 18-vjeçarin dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt. Të dy shtetasit që u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata dhe familjarët e tyre kanë falëndëruar shërbimet e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që iu ofruan. Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det (një shtetasi austriak dhe 3 shtetaseve nga Kosova).

jet ski
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.