Policia italiane ka vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar, pasi i zbuluan mbi 200 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen Valmaura të Triestes.
Efektivët filluan të kenë dyshime nga niveli i jetesës së 22-vjeçarit shqiptar pa leje qëndrimi, dukshëm më i lartë se aktiviteti i tij i punës.
Kontrolli i ka çuar në zbulimin e parave brenda një qese parash, ndërsa në pjesë të tjera të banesës u gjetën një copë kokainë rreth 212 gramë, 8 paketime të vogla të së njëjtës lëndë, 4 tableta ekstazi, 2 peshore elektronike dhe celular.