Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Jeta e vështirë e Angela Martinit: Nuk kam treguar asgjë deri kur bëra 18 vjeç

10:58 / November 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angela martini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të jesh i suksesshëm në jetë nuk do të thotë që gjithë kohës ke qënë i përkëdhelur nga fati. Këtë mund ta themi më së miri për modelen e njohur shqiptare, Angela Martini e cila prej vitesh jeton në Zvicër.

Së fundmi ajo ka publikuar një libër të sajin te quajtur “Dashuri, shpresë, dritë”, bazuar në historinë e fëmijërisë së saj. Angela ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj e vështirë në fëmijëri, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Teksa jetonte me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj në Shkodër, dikush ka tentuar ta rrëmbejë dhe ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka rrëfyer modelja.

E gjendur në këtë situatë të vështirë, e ëma e nisi Angelën për në Zvicër dhe aty modelja ka hasur vështirësi edhe me njerkën e saj.

Pas ndarjes, i ati i Angelës ishte martuar sërish dhe kishte krijuar një jetë të re në Zvicër.

E pyetur nga Blendi Fevziu se si ishte marrëdhënia me njerkën, Angela u përgjigj: “Shumë e vështirë!”

Ajo rrëfeu se si kur ishte vetëm 10 vjeçe, njerka e keqtrajtonte duke krijuar intriga, mashtrime e madje duke penguar edhe nënën e Angelës që ajo të bashkohej me të bijën në Zvicër.

Megjithatë, e vënë nën trysni nga kjo situatë, modelja rrëfeu se një gjë të tillë nuk ia tregoi kurrë të atit, derisa mbushi 18 vjeç.

E pyetur për marrëdhënien aktuale me të atin, Angela tregoi se tani ajo flet më të vetëm 1 ose dy herë në vit.

Angela Martini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.