Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në çift, shumë zakone konsolidohen jashtë mode. Takimet e para, romanca, letrat e shkruara, trëndafilat etj. Shumë gjeste e veprime që i bënin dikur, sot janë totalisht “të vjetëruara”.
Por cilat janë ato zakone të cilat ia vlejnë të kthehen nga e vjetra?
1. Të praktikosh “kavaljerin” Mos kini turp të jeni një “gentelman” i vertetë kur jeni në takim apo në një lidhje. Hapni dyert për njëri- tjetrin, kini respekt për tjetrin kur flet, dërgoni një sms pas takimit apo thjesht pyeteni njëri-tjetrin nësë arriti mirë në shtëpi. Bëjeni njëri- tjetrin të ndihet mirë dhe i veçantë.
2. Kërkojini partnerit një takim të vërtetë dhe jo thjesht të kaloni pak kohë bashkë Darkat romantike? Të themi të drejtën, po zhduken! Në vend që të kërkoni thjesht të kaloni kohë bashkë, planifikoni një takim të vërtetë, ku çdo detaj është i planifikuar me kujdes. Një lidhje nënkupton ta trajtosh tjetrin me konsideratën dhe kujdesin më të madh.
3. Telefononi në vend që të shkruani mesazhe pafund Dërgimi i mesazheve nuk është e njëjta gjë me një bisedë të plotë të zhvilluar në telefon. Me anë të telefonatave, kontakti është më i madh dhe lidhja emocionale më e fortë.
4. Lerëni misterin të grumbullohet përpara se “të hidheni në shtrat” Si në kohët e vjetra! Lojërat e vogla me njëri-tjerin apo gjestet romantike janë parësore përpara se të kaloni tek pjesa e shtratit. Kur kjo e fundit ndodh shumë herët, mund të humbisni një pjesë të madhe të romanticitetit dhe ndjenjës misterioze që ju mban “ndezur”.