Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike, tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwv. Po ashtu ministrja konfirmoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë, çka sipas saj e bën të vështirë konceptimin se gjendemi në një krizë energjetike.
“Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh.
Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë.
35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati pwr ata qw shpenzojnw mbi 800 kilovat”.