Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jo veç tek ”Diella”, qeveria me plane ambicioze për të përfshirë “AI” kudo në Shqipëri

15:36 / October 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diella
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Diella” është vetëm fillimi! Planet e qeverisë janë më shumë se ambicioze. Brenda vitit 2030, Inteligjenca Artificiale pritet të bëhet pjesë e së përditshmes për qytetarët, sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare. Nga zgjidhja e problemeve më të thjeshta, te reformat që lidhen drejtpërdrejt me integrimin europian, teknologjia pritet të transformojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me shtetin.

“Teknologjia sot është në zhvillimin më të mrekullueshëm bashkë me Inteligjencën Artificiale që ndihmon në zhvillimin e shpejtë të ekonomisë dhe proceseve. Impakti i TIK në ekosistemin e bizneseve shqiptare dhe qeverinë është shumë i rëndësishëm pasi na ndihmon të hyjmë më shpejt në BE dhe të konkurrojmë aty”, theksoi Enkelejda Imeraj, drejtoreshë e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.

Vizioni për vitin 2030 mbetet i qartë, sfidat e së tashmes janë të dukshme. Qytetarët, bizneset dhe institucionet shqiptare po pajisen gjithnjë e më tepër me sisteme sigurie ku përfshihen edhe kamerat. Kjo sa për të parandaluar vjedhjet aq edhe por edhe për të shmangur rreziqet që vijnë vjedhja e të dhënave. ”Ka ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh te bizneset dhe qytetarët për përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve online. Sfida është që ky ndërgjegjësim të shoqërohet edhe me masa të forta sigurie dhe me investime më serioze në infrastrukturën digjitale”, shprehet Erion Demiri, ekspert IT.

Siç ofron avantazhe, teknologjia kërkon edhe kujdes të shtuar. Sulmet kibernetike janë “thembra” e Aklit për botën digjitale. “Ka sulme kibernetike pothuajse çdo ditë dhe kjo tregon se rreziku është real. Bizneset dhe institucionet publike duhet të jenë më të përgatitura, sepse mbrojtja nga këto sulme është po aq e rëndësishme sa vetë zhvillimi i shërbimeve digjitale”, thotë Greta Daçi, menaxhere projektesh OneTech.

Duke i mbajtur sytë te 2030-a, por me këmbët tek e tashmja, aktorë nga teknologjia, inovacioni dhe inteligjenca artificiale u bënë bashkë me përfaqësues të institucioneve publike në forumin “Future2Tech” që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

al diella Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.