Kryedemokrati Lulzim Basha po përgatitet për lëvizjen finale që do të shkrijë deputetët dhe kandidatët pas tyre në lista, duke e nxjerrë Partinë Demokratike përfundimisht jashtë parlamentit.
PD po bën gati dokumentin me përmbajtjen e qëndrimit politik duke mbledhur deklaratat e 194 demokratëve, duke përfshirë këtu 43 deputetët dhe të gjithë kandidatët që vijnë pas tyre në lista dhe që do të duhet të zëvendësoheshin.
Deklarata më pas do t’i dorëzohet komisionit të mandateve. Deklaratat do jenë individuale pasi ligji i ndalon ato kolektive. Ndërsa deklaratat e kandidatëve do dorëzohen në KQZ.
1 Comment
A do te ishte ky kapitullimi i tij historik ne politik. Lulzim Basha po e nenshkruan humbjen e tij te fundit.