Juventusi duket se kërkon një tjetër yll për ta vënë përkrah Kristiano Ronaldos në repartin e avancuar pasi Paulo Dibala duket se nuk përshtatet mirë me portugezin. Në ditët e kaluara përflitej për një shkëmbim të mundshëm të tij me Maurio Ikardin, por me sa duket bardhezinjtë kanë piketuar një tjetër destinacion të mundshëm për argjentinasin.
Në Torino kërkojnë një futbollist të krahut të djathtë për të mbështetur sa më mirë Ronaldon, i cili tashmë është kthyer në sulmues zonë duke luajtur vetëm në qendër. Emri i piketuar nga Paratiçi tashmë është ai i Mohamed Salah.
Egjiptiani do të ishte partneri ideal i Ronaldos, pasi do të hiqte disi vëmendjen e mbrojtësve nga portugezi. Megjithatë, Livepruli nuk do të heqë dorë lehtësisht edhe nëse përfshihet Dibala si pjesë e paketës së transferimit. Ndaj te Juventus po mendojnë mirë si të sigurojnë të ardhurat që u nevojiten, para se të bëjnë një ofertë konkrete për egjiptianin.