500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit. Poliia është vënë në gatishmëri, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Mediat kosovare shkruajnë se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore në zonën kufitare të Karaçevës.
Klan Kosova shkruan se dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Mësohet se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit, raporton Sinjali. Në mbështetje të këtij aksioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës. Ky aksion ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt por ish-kryeministri Albin Kurti nuk kishte dhënë aprovimin.
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës, ku janë duke ushtruar kontrolle të imtëisshmt në banesa, rrugë e makina. Mësohet se, edhe sonte, njësoj si një natë më parë, pas disa ditëve të ngarkuara me kronikë të zezë, blutë e shtetit kanë zbritur sërish në terren. “Shqiponjat” RENEA dhe forcat e FNSH-së vijojnë kontrollet në qytete të ndryshme të vendit.