Pasi mediat zbuluan miqësinë e reperit Noizy, me 40-vjeçarin Hekuran Billa që u ekzekutua në Komunën e Parisit pak ditë më parë, vjen edhe reagimi i Stresit.
Ky i fundit ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory se e njihte dhe madje ka pasur miqësi me Billën, të cilin e quan vëlla. Reperi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të 40-vjeçarit, të cilit iu bë atentat të enjten e kaluar.
“Shpirti i vëllait pusho i qetë. Zoti të pastë afër vetes Daxha”, shkruan reperi.
Vetë Noizy nuk ka publikuar asnjë foto me viktimën, as këto ditë e as më parë, por në faqet e fansave të reperit ka rënë në sy një foto ky Noizy pozon në krahë të Billës dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR (lexo këtu)
Nuk e dimë historinë e miqësisë së Stresit me Billën, por ky i fundit njihej prej kohësh me Noizy-n që kur ishin emigrantë në Angli të dy dhe merreshin me ndeshjet e rrugës.
Madje u tha se miqësia mes të dyve vijoi gjatë, pasi mësohet se këngëtari e vizitonte shumë shpesh Billën edhe kur ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, nga ku u lirua vetëm një vit më parë.