Babai i Clara Kia Martit është një fans i Piques, por si ai ashtu edhe nëna e saj janë të pakënaqur për raportimin mediatik të lidhjes së vajzës së tyre me futbollistin. Emri i Gerard Pique vazhdon të pushtojë mediat e huaja, pasi pas ndarjes me Shakirën futbollisti ka gjetur një partnere të re.
Arsyeja? 23-vjeçarja Clara Kia Marti, me të cilën janë parë në momente të buta pak ditë më parë në një dalje të përbashkët, e cila thuhet se ka acaruar ish-in e tij, Shakira. Kjo pasi të dy kishin rënë dakord të mos dilnin me partnerët e tjerë në publik për një vit pas njoftimit zyrtar të ndarjes së tyre.
Mesa duket, ylli i muzikës nuk është e vetmja që ka inat vendimin e futbollistit të Barcelonës për të mos e mbajtur të fshehtë lidhjen me Kian. Sipas një raporti të Marca, prindërit e Clara Kias nuk janë dakord me ekspozimin e marrëdhënies së vajzës së tyre me Pique.
Babai dhe nëna e saj nuk ndihen rehat me faktin që emri i vajzës së tyre po dëgjohet kaq shumë këto kohë dhe dëshirojnë të mbajnë sa më shumë të fshehta të dhënat e tyre personale. Mirëpo, tashmë në shtypin e huaj ka dalë se babai i Kias është pronar i një studio ligjore dhe nëna e saj punonjëse administrative.
Sipas të njëjtit publikim, në fakt babai i Kias është një fans i Piques, ndërsa më në fund mësohet se 23-vjeçaja e cila e njeh Piquen prej gati një viti, tashmë jeton në shtëpinë e tij edhe pse kjo nuk është konfirmuar.
Kush është partnerja e re e Piques që shkaktoi reagime duke kërcyer një këngë të Shakirës?
Clara Kia Marti është një studente e marrëdhënieve me publikun që punon për grupin dhe median e investimeve dhe sporteve të Pique. Dyshja thuhet se janë takuar ndërsa kanë punuar së bashku në një aktivitet.