Jo vetëm smartphone si Galaxy Fold i Samsug apo Mate X i Huawei të cilët presin të kenë sukses në shitje. Në këtë grup tashmë do të jenë dhe kompjuterët personalë. Lenovo është i pari që prezanton një projekt të tillë në një event në SHBA ku ka treguar një lap top me ekran që ndahet më dysh si një libër.
PC quhet ThinkPad X1 dhe ka një ekran prej 13.3 polsh, dhe është krijuar në bashkëpunim me kompaninë koreane LG. “Nuk bëhet fjalë për një telefon apo tablet apo pajisje hibride, por një lap top i vërtetë me ekran të përkulshëm”, thekson kompania. Sistemi operativ i saj është Windows.
ThinkPad X1 është menduar të përdoret qoftë i hapur tërësisht qoftë në 90 apo 120 gradë me tastierë virtuale. Portativ, dhe nuk do të jetë shumë i kushtueshëm. Parashikohet që të dalë në treg në 2020.