Në familjen Gjebrea sot ka festë, pasi ka ditëlindjen Jon. Mjaft i ndjerë urimi i të atit, i cili vë në dukje largësinë me të birin. Jon ndodhet në SHBA dhe nuk mund të festojë ditëlindjen me familjen.
“Sikur #boston vetëm të paktën për 24 orë të ishte #durres sa të kalonim bashkë ditën e shenjtë për ne, ditëlindjen tënde @jon.gjebrea. Të duam shumë!”shkruan Arditi.
Por dhe pse fizikisht larg, Jon ka qenë pjesë e festës, pasi në komentin që i është përgjigjur të atit thotë: “Me zemer aty me ju po festoj. Ju dua pafund”.
E më pas Arditi që në orët e para të ditës ka postuar një instastory ku kanë qenë duke biseduar përmes rrjeteve sociale me Jon. Në video është dhe bashkëshortja e tij Anila dhe vajza Anna.
