Jona Spahiu u bë mama e një djali pothuajse një vit më parë. Që prej asaj kohe, ajo ka qenë tepër aktive në ‘Instagram’ dhe ka zbuluar gjithmonë për ndjekësit e saj pjesë të momenteve që kalon me vogëlushin Raiden. Ditën e sotme, ajo ka publikuar 2 ‘selfie’ që ndryshonin pak nga njëra-tjetra. Në foton e parë, Jona duket e lyer dhe e kuruar deri ne detaj, ndërsa në foton e dytë shfaqet pa tualet dhe pa gjumë. “E mbani mend kur bebi flen gjatë gjithë natës dhe unë isha e relaksuar dhe e bukur? As unë”, ka shkruar moderatorja, duke zbuluar kështu problemin me pagjumësinë që kanë të gjithë nënat e reja. Sigurisht, komentet nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, duke e komplimentuar për pamjen e saj me tualet dhe pa të. Kujtojmë që së fundmi, Jona ka filluar biznesin e saj si një planifikuese eventesh.
Postime te ngjashme
Add A Comment