Jona Spahiu ka nisur pushimet me familjen e saj dhe duket se po i shijon shumë ditët buzë detit dhe të nxehtit të verës.
Prej ditësh ajo ka ndarë me të gjithë pak sekuenca nga momentet me familjarët, por destinacioni i zgjedhur mbetet ende një surprizë.
Pak orë më parë moderatorja e njohur ka postuar një imazh të vetes duke lexuar një libër dhe duke konsumuar kafe e rehatuar në maksimum.
“Shkëputur nga jeta e një nëne kur fëmija është në gjumë”, shkruan ajo duke lënë të kutpohet se ky është një nga të paktat momente kur i kushton kohë vetëm vetes.