Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në maj në festivalin e këngës europiane, Eurovision dhe së fundmi ka publikuar edhe klipin e “Ktheju Tokës”.
Këngëtarja shfaqet me një tyl ngjyrë bezhë, me një sfond të zi, por pjesë tjetër e klipit është edhe një djalë. Zbulojmë se ai është Roani, djali i çiftit të balerinëeve Enada dhe Gerd Vaso.
Mesa duket vogëlushi po ndjek hapat e prindërve, pasi në video shfaqet se ndërthyur bukur kërcimin me aktrimin teksa vrapon mes zjarrit.
“Ktheju Tokës, është një thirrje e kënduar fuqishëm nga Jonida Maliqi që u drejtohet tashmë jo vetëm shqiptarëve, por vjen njëherësh si një klithëm për mbarë fenomenin e emigracionit me të cilin po përballet aktualisht mbarë Europa. Gjithsesi, ky videoklip është vetëm paranteza e performancës së Shqipërisë në Eurovision, të cilën e ruajmë ende si surprizën e radhës”, shkruhet në postimin e Jonidës në Instagram.