Jonida Shehu, e ftuar në emisionin “Trokit” ka folur për rivalitetin me moderatorët e tjera.
Ermali e pyeti për konkurrencën me koleget e sidomos me Rudina Magjistarin, dhe moderatorja dha këtë përgjigje:
“Konkurrenca është e pashmangshme. Gara, në fakt, është më shumë me veten: “Kur kam bërë “Pasdite”, nuk kam menduar asnjëherë se po bëj një emision për gra, ose për gra shtëpiake. Secila nga ne bën punën e vet dhe secila është në presionin e raporteve të audiencës së vet…”, tha ajo.