Të shumtë janë demokratët që kanë kujtuar sot me postimet e tyre themelimin e Partisë Demokratike. Kësaj date të shënuar për demokracinë shqiptare nuk i mungoi as dedikimi i ish drejtueses së lartë të PD-së, ish kryeparlamentares Jozefina Topalli. Sipas saj PD nuk është më. Madje në gjuhën italiane ajo thotë: La gloria che passò.”, Lavdi që kaloi.
Postimi i Topallit është shoqëruar me një foto të atyre ditëve të rëndësishme për fatet e vendit:
Postimi i Topallit:
La gloria che passò.”
Partia Demokratike lindi me 11 Dhjetor 1990.
Sot nuk eshte më.