Sociologu Ergys Mërtiri pati një debat me dy ish-banoret e “Big Brother Vip”, Dea Mishel dhe Jori Dellinnë, teksa ishin të ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”.
Duke folur për termin “influencers”, siç pretendojnë të jenë dy vajzat në rrjete sociale, Ergysi u shpreh se ato nuk “meritojnë” të kenë një titull të tillë. Kjo pasi nuk kanë një zanat dhe nuk mund të japin mend në fusha që nuk u takojnë.
Dea dhe Jori e kundërshtuan, duke thënë se njëra është arkitekte e tjetra inxhiniere, mirëpo ky nuk u duk argument bindës për sociologun.
