Gjykata e Romës ka dënuar me 7 vite burg një ish-karabinier, i cili prostituonte minorene, të cilave u premtonte sukses në fushën e modës
Deri më tani të paktën katër minorene të cilat kanë rënë pre e mashtrimit të tij, të cilat në përfundonin në video të publikuara online. Mësohet se Stefano Grimaldi, një karabinier që kishte hoby fotografitë, i mashtronte vajzat minorene, duke u premtuar karrierë të suksesshme në fushën e modës.
Sipas medieve italiane, një nga vajzat hyri në studion e tij ‘Studio 10’ dhe përfundoi duke xhiruar video të nxehta.
Grimaldi filloi ta kërcënonte një prej vajzave duke i thënë që nëse nuk do të bënte atë që i thoshte, atëherë do t’i dërgonte një të njohurin e tij shqiptar, duke e kërcënuar.
Në fillim vajza nuk e denoncoi fotografin, por në gusht të vitit 2017 vajza u tregoi karabinierëve historinë e saj dramatike pas kontaktit me Grimaldin.