Këngëtarja e njohur Mihrie Braha, ka shpërthyer ndaj politikanëve pak ditë më parë në lidhje me sitatën e koronavirusit, dhe përplasjet politike në Kosovë, që kanë arritur kulmet ditët e fundit.
“N’shpi jemi mos na jepni mo porosi. mos na dilni ju politikana se po na vjen me vjell jau q*ft bota nanën. Turp….. turp…”– shkoi Braha në Instagram.
Ajo ka treguar në “Shqipëria Live” arsyet se përse shpërtheu në të shara ndaj politkanëve.
“Nuk më intereson fare politika por në ditë të vështira jo vetëm për mua dhe familjen time por për gjithë rruzullin tokësor duhet që vëmendja të jetë tek institucionet shëndetësore, qytetarët e Kosovës. Në këtë rast jam me qytetarët. Po më plaste zemra për ta postuar në Instagram.
Dy netë më parë ishte lajmi se 26 persona ishin prekur dhe ishte një bombë e vërteta, sa herë marrim lajme të këqija trazohemi në shtëpitë tona. Gjithmonë mendoj se virusi është tek dera dhe sa hap derë mendoj se do futet brenda. U zgjova në mëngjes dhe pashë nga dritarja që rrugët ishin bosh dhe u gëzova se kjo do të thotë se njerëzit janë vetëndërgjegjësuar.
Dhe në vend të shikoja çfarë rezultatesh të tjera kemi nga ana e institucioneve shtetërore filluan të më dilnin politikanë të ndryshëm, është cënuar e drejta e lirë e qytetarëve dhe aty ishte një moment që u irritova dhe shpërtheva.
Ata që e kanë përjetuar luftën e Kosovës, kjo është një luftë e vërtetë me një dallim të vogël. Nëse jam frikësuar më parë se kush po më vjen të më vrasë tek dera, tani them është virusi tek dera, mendoj se është e njëjta gjë. Filluan politikanët të thonin njëri dilni, tjetri mos dilni, është cenuar e drejta e qytetarëve, kjo më irritoi. Më intereson gjendja shpirtërore dhe shendetësore e qyetarëve të mi,”- tha ajo.