Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Jubileu i Mbretëreshës Elisabet, Berisha nuk ftohet në pritjen britanike në Tiranë! I pranishëm Basha, “ironia jo diplomatike” e Metës për Ahmetajn: Ky është “tigri” (Video)

21:45 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mbreteresha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabet II është përkujtuar edhe në Tiranë, në një pritje të posaçme të organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin shqiptar. E gjithë elita politike e Tiranës ishte e ftuar në nderimin e 70 viteve mbretërim të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë, ndërkohë që mungonte vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili edhe pse e konsideron veten  kryetar të Partisë Demokratike mesazhet e mos pranimit po i merr nga e gjithë bota perëndimore.

Të pranishëm ishin Presidenti Ilir Meta, ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha (një prej daljeve të rralla që pas dorëheqjes së tij) dhe drejtuesi i grupit parlamentar Alibeaj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i grupit të PS Taulant Balla, thuajse e gjithë qeveria, gazetarë, deputetë, diplomatë etj, ndërkohë që nga Komisioni i Rithemelimit shikohet të jetë i ftuar vetëm Ivi Kaso. Ndërkohë që Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm sepse ndodhet në Ohër të samiti i ‘Ballkanit të Hapur’, teksa ‘në këmbë të tij’ ka qenë i pranishëm i biri Greg Rama. I ftuar ka qenë edhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka pasur një shtrëngim duarsh me presidentin aktual Meta.

Nën tingujt e muzikës britanike, duke lënë pas përplasjet politike ka pasur edhe takime të përzemërta mes politikanëve. Një përshëndetje mes Kryemadhi dhe Ballës, një përqafim i Veliajt dhe Spiropalit ishin disa nga momentet e ngrohta.

Ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga Report Tv ka edhe një ‘ironi jo diplomatike’ të Ilir Metës, i cili në tentativë për të thumbuar zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj bën sikur ia prezanton atë ambasadorit britanik me pseudonimin ‘tigri’. I pranishëm në ceremoni e organizuar sot në Hotel Rogner ishte edhe i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, e cili ka nisur sot vizitën dy-ditore në Shqipëri.

Berisha mbreteresha elizabeth tigri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.