Jugu i Italisë është përfshirë nga valët e të nxehtit ekstrem, me temperatura në 47 gradë Celcius por në verilindje një stuhi breshëri e dhunshme ka goditur rajonin e Venetos.
Stuhia e breshërit goditi disa zona të famshme për vreshtarinë në Prosecco, ndërsa në zonën e Bellunos dëmet e shkaktuara nga erërat e forta dhe shiu ishin të mëdha.
Zjarrfikësit kanë qenë të zënë gjatë gjithë natës me qindra kërkesa për ndërhyrje për shkak të stuhive të fuqishme të shiut, breshrit dhe erës. Ekipet nga Venecia, Treviso, Padova, Vicenza dhe Verona duhej të pastronin rrugët nga pemët e rrëzuara dhe materialet e tjera në rrugë.